I vetmi që punonte në familje dhe baba i një djali, kush është heroi Arjan Sala

Shqipëria

I vetmi që punonte në familje dhe baba i një djali, kush është heroi Arjan Sala

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:51
Arjan Sala

Arjan Sala mbeti mes flakëve për të shpëtuar kolegët. 32-vjeçari, prej 5 vitesh punon në këtë qendër tregtare si punonjës i sigurisë. Nga kolegët, ai njihej si një person tepër korrekt dhe i sjellshëm.

Miqtë e tij tregojnë se Arjani u shkonte gjithmonë në ndihmë. I zëvendësonte në punë edhe kur ata mungonin për arsye shëndetësore.

Mirësinë ndaj të tjerëve, ai e tregoi edhe me aktin e fundit. Arjan Sala është baba i një fëmije 2 vjeç, i vetmi që punonte në familjen e tij. Jetonte me bashkëshorten, djalin, nënën dhe të atin. Familjes i ka siguruar të ardhura që në moshën 18 vjeçare, kur nisi edhe punën e parë.

Ditën e sotme është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia.

Sipas policisë, tek "Casa Italia" si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë, që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat