U arrestua për përdhunim, flet i afërmi i 20-vjeçarit: Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme, u arrestua pa prova

Shqipëria

U arrestua për përdhunim, flet i afërmi i 20-vjeçarit: Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme, u arrestua pa prova

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:51
Bilbil Karumi

Ditën e djeshme një 20- vjeçar nga Devolli ra në prangat e policisë pasi akuzohej për përdhunim të një 43- vjeçareje duke e lënë edhe shtatzanë. Sot ka reaguar një i afërmi i 20-vjeçarit duke hedhur poshtë akuzat ndaj tij.

Bilbil Karumi shprehet në një prononcim për mediat se policia e ka arrestuar pa prova dhe se deklaratat e 43-vjeçares nuk janë të besueshme.

“E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj.

Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat