A ka viktima të tjera? Drejtori i zjarrfikëses flet për ngjarjen e rëndë: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës

Shqipëria

A ka viktima të tjera? Drejtori i zjarrfikëses flet për ngjarjen e rëndë: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:55
Arjan Sala

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj tha për “Abc” se trupi i të ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas menate.

Ndërhyrja e zjarrfikësve deklaroi ai nuk është ndalur asnjë moment, duke hedhur poshtë të gjitha kritikat se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka pasur pajisjet e duhura.

Goxhaj gjithashtu theksoi se situata ka qenë e vështirë, ndërsa bëri me dije se trupi i 32-vjeçarit është gjetur në mesin e magazinës dhe se ndërhyrja e tij për të fikur zjarrin është bërë me fikëse dore.

Ai siguroi se në magazinë nuk ka viktima të tjera, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve se në rast se do të ndodhen në një situatë të tillë, duhet të sigurojnë perimetrin që të mos ketë njeri tjetër, të evakuohen menjëherë dhe të lajmërojnë zjarrfikëset.

 “Situata ka qenë shumë e vështirë, por asnjë sekondë nuk është ndalur lufta me zjarrin. Edhe qytetarët edhe vetë familjarët e kanë parë se si është bërë ndërhyrja. Disa media kanë thënë se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka mjetet e duhura, por ju them se ndërhyrja për të fikur zjarrin nuk ka ndaluar asnjë moment.

Ritheksoj se që në momentin e parë kur shërbimi është njoftuar janë ofruar pesë zjarrfikëse. Po ashtu edhe unë vetë që në kur jam ofruar për ndihmë nuk jam larguar në asnjë moment. Deri tani ka shumë pak pamje që janë shpërndarë nga lufta me zjarrin, por do të sjellim të tjera. Trupi i të ndjerit është gjetur pranë mesit të magazinës, ai ka qenë duke luftuar zjarrin me fikëse dorë”, tha Goxhaj.

Sa i përket shkakut të rënies së zjarrit bëri me dije se së shpejti pritet që të nxjerrin rezultatet përfundimtare.

“Sot do të nxjerrim konkluzionet dhe do të dalim në një përfundim se për çfarë arsye ka rënë zjarri në magazinën e qendrën e ‘Casa Italia’. Ne kemi këqyrur të gjithë pajisjet e inertet në magazinë dhe jam i sigurt që në objekt nuk ka trup tjetër.

Theksoj për të gjithë dyshuesit, se stacioni i shërbimit të zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës është në gjendje të përballojë çdo lloj fatkeqësie të rënies së zjarrit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat