“Është prishur shtëpia, por nuk është prishur qeveria”, Rama pranon pendesën e shijaksit

Shqipëria

“Është prishur shtëpia, por nuk është prishur qeveria”, Rama pranon pendesën e shijaksit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 12:14
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Shijak ku ka parë nga afër dy shtëpi të rindërtuara.

Teksa vizitoi një nga familjet që hyrën në banesën e re, kryefamiljari nuk i ka kursyer batutat me kryeministrin Edi Rama duke thënë se ishte penduar që kishte menduar që shtëpia e shembur nga tërmeti nuk do të bëhej më.

Ai i ka treguar Ramës se ishte babai i tij që i tha se banesa do të ndërtohet nga qeveria.

Kryefamiljari: Baba më thoshte, është prish shtëpia, por nuk është prishur qeveria. Baba kishte pasur të drejtë.

Rama më pas ka kaluar në një tjetër batutë duke iu drejtuar kryefamiljarit se pa bashkëshorten e tij do të ishte si një banesë e shembur nga tërmeti.

Rama: Ti pa këtë, unë pa atë ke shtëpia, jemi si shtëpia jote pas tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat