Po më digjet zemra! Vëllai i Arjan Salës prek me postimin e tij: O vëllai im, o heroi im

Shqipëria

Po më digjet zemra! Vëllai i Arjan Salës prek me postimin e tij: O vëllai im, o heroi im

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:26
Arjan Sala

Mëngjesin e kësaj të shtune pas disa ditësh kërkime të bërë nga autoritete, është gjetur i pajetë trupi i Arjan Sala, 32-vjeçari i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit që gjendeshin në një magazinë e cila u përfshi nga flakët.

Pas zbulimit të trupit, vëllai i 32-vjeçari ka ndarë një postim prekës në rrjetet sociale.

”Po më digjet zemra” shkruan Edmond Sala, i cili shprehet i pikëlluar nga tragjedia që i është shkaktuar të gjithë familjes.

“Po me digjet zemra o vëllai im që akoma s’të kanë nxjerr nga rrënojat e vatrës së zjarrit. Oooo Zoooot ca më kë bërë o Zooot ca më ke bërë kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero ne zemrën time do jeshë gjersa të vdes edhe kur të vdes do iki me mendje tek ti më ike më le vetëm para kohe.

Pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jot u gjet. Tani erdhi momenti për të thënë o vëllai im o vëllai im o Heroi im o Heroi im më ike në lule të rinisë qofsh i xhenetit të qoft dheu i leht oooo zoooot ca plage më ke shkaktuar ooo zot”, shkruan Edmond Sala në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat