Shembet një masiv i shkëmbit mbi aksin Berat-Çorovodë

Shqipëria

Shembet një masiv i shkëmbit mbi aksin Berat-Çorovodë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një masiv gurësh është shkëputur nga faqja e malit në aksin rrugor Berat-Çorovodë.

Për disa kohë rruga qëndroi totalisht e bllokuar për shkak se shkëmbinjtë e shembur kishin zënë çdo pjesë të rrugës.

Është dashur ndërhyrja me fadromë për të larguar gurët nga rruga dhe për të hapur qarkullimin.

Postimi i ARRSH:

Në aksin Berat-Çorovodë, km 36 në Kakruk, pati rënie gurësh në trup të rrugës.

Kompania e mirëmbajtjes menjëherë mori masa për hapjen e rrugës pa lejuar bllokimin e trafikut në më pak se një orë

Tashmë rruga është e hapur në të dyja senset e lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat