Devolli tronditet nga historia e 43-vjeçares, flasin banorët

Shqipëria

Devolli tronditet nga historia e 43-vjeçares, flasin banorët

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:35
Devoll

Një 20 vjeçar me inicialet K. K ka rënë në prangat e Policisë në Devoll pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një 43 vjeçare.

Kanë qenë të afërmit e viktimës me aftësi mendore të kufizuar, që e kanë kontrolluar në spital teksa ajo ka rezultuar 6 muajshe shtatzënë.

Nën praninë e një psikologeje, 43 vjeçarja ka rrëfyer abuzimin seksual ndërsa menjëherë në lëvizje është vënë policia, që ka arrestuar të dyshuarin Karuni.

Mësohet se dy familjet që jetonin në fshatin Miras të Devollit kishin marrëdhënie miqësore mes tyre, ndërsa për mediat fqinjët hedhin dyshime për të vërtetën.

“Nuk dimë gjë. Nëse është e vërtetë të dënohet. Por nëse del i pafajshëm dhe babai i atij fëmije është dikush tjetër a do ta zhdëmtojnë ekonomikisht dhe moralisht djalin? pyet një banor i lagjes

Djaloshi jetonte vetëm me të ëmën, ndërsa ai ishte martuar 2 muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat