Gjiknuri në Selenicë: Rama i dha përparësi Vlorës, do i kërkojmë edhe më shumë investime

Shqipëria

Gjiknuri në Selenicë: Rama i dha përparësi Vlorës, do i kërkojmë edhe më shumë investime

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:37
Damian Gjiknuri

Drejtuesi i qarkut të Vlorës për PS Damian Gjiknuri në takimin me banorët e fshatit Gjormë vuri theksin te vazhdimi i investimeve dhe sidomos në përparësinë që i jepet potencialeve që mbart Labëria.

Damian Gjiknuri: Vlera jonë kjo qe. Patëm një kryeministër që i interesonte ky qark, i interesonte zhvillimi i jugut dhe i dha përparësi.

Drejtuesi i qarkut të ps në vlore kërkoi mbështetjen e banorëve me 25 prill me premtimin se qeveria do të tregohet e përgjegjshme dhe do të shtojë investimet në këtë zonë.

Damian Gjiknuri: Do ti kërkoj më shumë investime edhe për bashkitë. Vërtetë bashkia e Selinicës është bashkia që ka mbetur me mbrapa. Ketu investime janë bërë. Janë bërë investime në energji, rruga nuk diskutohet, por gjërat do të vazhdojnë më tutje me një qeveri të përgjegjshme.

Në Vlorë Damian Gjiknuri është i renditur i shtati në listën e PS ndërsa kryesocialisti Edi rama është renditur i teti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat