“25 prilli do të jetë referendum”, Basha takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 11 në kryeqytet

Shqipëria

“25 prilli do të jetë referendum”, Basha takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 11 në kryeqytet

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:49
Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11 në kryeqytet,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në njësinë 11 në kryeqytet, ku u takua me qytetarë dhe biznese. Kryedemokrati u shpreh se 25 prilli do të jetë një referendum kundër të keqes, të cilit do ti bashkohen edhe socialistët e zhgënjyer nga qeveria.

 “Janë më mijëra socialistë të zhgënjyer e të mërzitur që duan një rrugë shpëtimi, le t’ua tregojmë këtë rrugë dhe le t’i marrim me vete që të jetë 25 prilli referendum kundër të keqes dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh z. Basha.

Kryedemokrati premtoi se Partia Demokratike do të sjellë ndryshim në sektorë si ekonomia, arsimi, pagat dhe pensionet, për të mbjellë sërish shpresën te shqiptarët.

“Do të jetë një ditë e bashkimit dhe fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që ju prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare”, tha kreu i PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat