E rëndë në Shkodër, burri hidhet nga kati i katërt i banesës dhe vdes në vend

Shqipëria

E rëndë në Shkodër, burri hidhet nga kati i katërt i banesës dhe vdes në vend

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:39
Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Shkodrës.

Një burrë 65-vjeçar, Agron F.M., në kushte të rënduar depresioni është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat