E rëndë! Covid-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Librazhdi, i riu studionte për mjekësi

Shqipëria

E rëndë! Covid-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Librazhdi, i riu studionte për mjekësi

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:04
E rëndë! Covid-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Librazhdi, i riu studionte për mjekësi

Një 21-vjeçar nga fshati Polis i Librazhdit, ka humbur jetën ditën sotme për shkak të Covid-19.

Lajmin, e ka bërë të ditur, faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku njofton se Emiljano Tola, student në vitin e tretë, për mjekësi, nuk ia ka dalë dot të fitonte betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Fakulteti i Mjekësisë i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë:

Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!

Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.

U prehsh ne paqe!

DEKANATI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat