Fier, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, dyshimet e para

Shqipëria

Fier, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, dyshimet e para

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Fier, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes, dyshimet e para

 27/03/2021 - 18:05

Një makinë është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor të njohur si Qafa e Koshovicës në Fier.

Automjeti ka qenë duke ecur në momentin që është përfshirë nga flakët.

Shoferi ka dalë nga automjeti  që në momentet e para, pa lëndime.

Mendohet se zjarri mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt në makinë.

Forcat zjarrëfikëse dhe policia  kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat