Makina rrokulliset 50 metra në greminë, dy të plagosurit nxirren nga zjarrfikësit

Shqipëria

Makina rrokulliset 50 metra në greminë, dy të plagosurit nxirren nga zjarrfikësit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Dy persona mbetën të plagosur rëndë pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Cërrik-Gramsh në afërsi të digës se liqenit.

Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka rënë 50 metra në greminë.

Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur.

Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat