Bardh Spahia nis fushatën me të rinjtë: Marrim 7 mandate në Shkodër, me Bashën kryeministër, bëjmë ndryshimin

Shqipëria

Bardh Spahia nis fushatën me të rinjtë: Marrim 7 mandate në Shkodër, me Bashën kryeministër, bëjmë ndryshimin

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:07
Bardh Spahia

Kandidati i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, Bardh Spahia e nisi zyrtarisht fushatën elektorale me të rinjtë në Shkodër, duke i ftuar ata të votojnë për ndryshimin.

Spahia nuk e fshehu ambicien e tij se në Shkodër, Partia Demokratike do të fitojë 7 mandate.

“Të ftojmë çdo të ri e të re të bashkohet me ne për ndryshimin në 25 prill. 25 Prilli nuk është finishi, por starti i një kohe të re, i një modeli të ri të të bërit politikë, i një modeli të ri qeverisje, ku zëri kryesor do të jetë zëri i të rinjve.

PD dhe programi i saj janë e vetmja mundësi që për shkodranët të rikthehet shpresa, për familjet, për rininë, për ekonominë, për rikthimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE. Kjo është sfida jonë e përbashkët, për punësim, ekonomi, integrim”- u shpreh Bardh Spahia në takimin hapës me të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat