Ra në gjendje kome pas tërmetit dhe u nis drejt Italisë, si ka ndryshuar jeta e 30-vjeçarit

Shqipëria

Ra në gjendje kome pas tërmetit dhe u nis drejt Italisë, si ka ndryshuar jeta e 30-vjeçarit

Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:46
Marlin Shkodra -26 nëntor 2019

Marlin Shkodra ishte djaloshi i ri që thuajse doli pa jetë nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, që mori jetën e 50 personave në Shqipëri.

Ai doli thuajse pajetë nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, i cili mori jetën e 50 personave në Shqipëri. Është fjala për 30-vjeçarin Marlin Shkodra, i cili më 28 nëntor të atij viti, u dërgua me urgjencë drejt Italisë.

Ai u nis në vendin fqinj me një helikopter sanitar për kurim më të specializuar. Në atë kohë ishte në gjendje kome dhe thuajse pa shpresë për jetën.

Por në 24 shkurt të vitit 2020, 3 muaj më pas, ai zbriti në aeroportin e Rinasit me këmbët e veta. E tani jeta e Marlin Shkodrës ka ndryshuar shumë.

I riu është takuar mëngjesin e ditës së sotme në maternitet, me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. E kësaj radhe me një lajm të bukur, ai është bërë baba.

Shkodra dhe bashkëshortja e tij sollën në jetë Mian, vajzën e tyre të parë.

Image
Marlin Shkodra - Mars 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat