Digjet kompleksi turistik në Theth

Shqipëria

Digjet kompleksi turistik në Theth

Më: 28 mars 2021 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Një kompleks në Theth u përfshi nga flakët. “Vizion Plus” mëson se janë djegur tërësisht 3 bujtina dhe 2 bare restorante.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet janë për zjarrvënje të qëllimshme pasi në atë bujtinë s’ka patur njeri as energji elektrike dhe për më tepër, ka rreth 4-5 metër borë.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë dhe pronarin e bujtinave pasi kanë parë tymin të dalë nga zona ku është ndërtuar kompleksi turistik.

Pronari i bujtinave u shpreh se është i shokuar nga ajo çka ka ndodhur dhe theksoi se nuk ka probleme me askënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat