Banorët në qendër të Elbasanit të izoluar, banorët: Të rregullohet rruga nëse duan vota

Shqipëria

Banorët në qendër të Elbasanit të izoluar, banorët: Të rregullohet rruga nëse duan vota

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Vetëm pak metra nga qendra e Elbasanit banorët e Lagjes Luigj Gurakuqi” jetojnë si të izoluar.

Disa mund të futen e të dalin nga shtëpitë vetëm si këmbësorë.

Urojnë të mos kenë urgjenca, pasi në një rast të tillë nuk mund tu vijnë në ndihmë për shkak të rrugës së ngushtë.

“Jemi të moshuar duam ambulancë, duam zjarrfikëse, nuk vjen njeri.”

Shkak sipas tyre janë bërë punimet për ndërtimin e Xhamisë së Re dhe braktisja e zonës nga Bashkia e Elbasanit që i ka lënë si në çark.

“Kjo është rruga pa krye.”

“Na duhet rrugë e hapur.”

“Bashkia të marrë masa për riparim.”

Kërkesat e vazhdueshme thonë se kanë rënë në vesh të shurdhët, ndaj në prag të zgjedhjeve i kujtojnë votën kryebashkiakut e Deputetëve.

“Nëse doni mbështetjen tonë, na rregulloni rrugën.”

Pastrimi është një tjetër shërbim i munguar për këta banorë të bllokuar e harruar në mes të Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat