Vaksina kineze mbërrin në Vlorë, Fier, Gjirokastër e Sarandë

Shqipëria

Vaksina kineze mbërrin në Vlorë, Fier, Gjirokastër e Sarandë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

ISHP ka nisur sot në 4 qytete shpërndarjen e dozave të para të vaksinës kineze Sinovac.

Pas nisjes së imunizimit masiv me të njëjtën vaksinë, tek e njëjta grupmoshë ( të moshuar + 70 vjeç), në sheshin “Skënderbej”, doza të caktuara janë shpërndarë sot në Vlorë, Fier, Gjirokastër e Sarandë.

Në Vlorë raportohet se kanë mbërritur 6 mijë doza të vaksinës Sinovac, për t’u injektuar tek të moshuarit në Pallatin e Sportit dhe qendrat shëndetësore të lagjeve.

Në Fier kanë mbërritur 8 mijë doza, ndërsa në Gjirokastër 1 mijë. Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës janë ngritur 13 qendra vaksinimi, ndërsa procesi i imunizimit ka nisur sot.

Pranë qendrave janë paraqitur jo vetëm të moshuarit +70 vjeç, por edhe ato + 80 vjeç. Këta të fundit do të marrin dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Edhe në Sarandë ka nisur aplikimi i vaksinës kineze, me mbërritjen e 12 mijë dozave të para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat