Zbulohet sëmundja nga e cila vuante Bashkim Fino, i përkeqësoi gjendjen shëndetësore

Shqipëria

Zbulohet sëmundja nga e cila vuante Bashkim Fino, i përkeqësoi gjendjen shëndetësore

Më: 29 mars 2021 Në ora: 08:44
Bashkim Fino

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesi e kësaj të hëne pas një lufte prej një muaji me Covid-19. Por koronavirusi nuk i ishte e vetmja sëmundje nga e cila Fino vuante.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-kryeministri Fino kishte kohë që vuante nga leukemia, ndërsa kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano.

Kujtojmë se prej një muaji Fino ndodhej i shtruar në spital ku po kurohej nga Covid-19. Ndërsa lajmi për ndarjen nga jeta e politikanit të njohur u bë me dije këtë mëngjes.

Fino, ishte një politikan i njohur në Shqipëri, në vitin 1997 e në vazhdim ai ishte anëtar i Kryesis së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur po ashtu disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat