Lezhë: Grabitet karburanti gjatë natës

Shqipëria

Lezhë: Grabitet karburanti gjatë natës

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një pikë karburanti pranë kryqëzimit të Shënkollit në superstraden Lezhë-Milot është grabitur gjatë natës.

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të marrin xhiron ditore rreth 1 milion lek të vjetra.

Ata mbanin me vete një shkop bejsbolli dhe pistoletë dhe pasi kanë kryer grabitjen janë larguar.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit me qëllim identifikimin e autoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat