Në nderim të Bashkim Finos, PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Shqipëria

Në nderim të Bashkim Finos, PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:14
PD

Partia Demokratike ka ulur flamurin në gjysmë shtizë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit, deputetit Bashkim Fino.

Sot Lulzim Basha anuloi takimin elektoral që kishte në axhendë në Fier, qark ku kandidonte Fino për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ishte në homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare në nder të politikanit të njohur.

Në gjysmë shtizë është ulur flamuri edhe në të gjitha institucionet shtetërore por edhe në selinë e PS. Në orën 16:00 të ditës së sotme Bashkim Fino u përcoll në banesën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat