KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:58
KQZ përcakton sot fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri do të përcaktojnë sot se si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

4 janë variantet e propozuara, për të cilat palët politike kanë shfaqur qëndrime të ndryshme, ndërsa KQZ hapi edhe një sondazh për të marrë mendimin e qytetarëve se cili prej këtyre varianteve është më i përshtatshëm.

Në mbledhjen e sotme është parashikuar të miratohet fleta e votimit për secilin qark.

Një ditë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi që lista e kandidatëve të PD të reduktohet nga 222 në 153 kandidatë, shkruan Euronews Albania.

Sipas PS, ky vendim është rikthim në një garë normale, ndërsa PD e cilësoi të pabazuar në Kodin Zgjedhor, por do të respektohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat