PD i përgjigjet kryeministrit: Ka vetëm dy mundësi, një lider që sjell ndryshimin, ose…

Shqipëria

PD i përgjigjet kryeministrit: Ka vetëm dy mundësi, një lider që sjell ndryshimin, ose…

Më: 30 mars 2021 Në ora: 13:43
Foto ilustrim

Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më parë ironizoi takimin e Lulzim Bashës në Fier.

Në një reagim, PD thotë se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thuhet në reagimin e PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat