Kapen “mat” katër të rinjtë, arrestohen në momentin e shkëmbimit të kanabisit

Shqipëria

Kapen “mat” katër të rinjtë, arrestohen në momentin e shkëmbimit të kanabisit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Katër të rinj në Rrëshen kanë përfunduar pas hekurave pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Më tej, është sekuestruar 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Shkëmbimi”, i zhvilluar nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër. Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike. Sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 2 automjete, 5 aparate celularë dhe një sasi parash.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, pas një punë të mirorganizuar, bazuar në informacionet e grumbulluara për disa shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe që do bënin shkëmbimin në qytetin e Rrëshenit, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Shkëmbimi ”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. K., 23 vjeç dhe E. Q., 23 vjeç, banues në Mirditë dhe i shtetasve K. Sh., 33 vjeç dhe E. Gj., 27 vjeç, banues në Skuraj, Kurbin.

Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në qytetin e Rrëshenit, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.7 lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 aparate celularë, 1500 euro, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe 2 automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat