Mjeku ngre dyshime: Bëra vaksinën Pfizer, por për dozën e dytë nuk më thirri askush

Shqipëria

Mjeku ngre dyshime: Bëra vaksinën Pfizer, por për dozën e dytë nuk më thirri askush

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:49
Mjeku Artan Koni

Mjeku Artan Koni ka bërë disa deklarata për proçesin e vaksinimit, duke nxjerrë në dukje disa problematika.

Koni ka treguar se tre javë më parë, për shkak të profesionit të tij, ai ka marrë dozën e parë të Pffizer, por askush nuk është kujtuar ta lajmërojë për të dytën, ndonëse afati i marrjes së saj i ka kaluar.

‘Unë po pres por ende nuk jam në gjendje të kuptoj nëse sistemi nuk funksionon, nëse dikush e ka harruar emrin tim në lista, apo thjeshtë nuk ka më doza të Pffizer gjendje’, ka thënë ai në News 24.

Mjeku ka ngritur pyetjen nëse është sistemi që nuk ka funksionuar duke mos pasur protokolle të sakta të atyre që duhet të vaksinohen, apo thjesht për njerëz si ai janë vaksinuar me dozën e parë nuk është parashikuar të ruhen sasitë e nevojshme për dozat e dyta.

‘Nuk ka problem, unë jam në një moshë që mund të pres dhe do të pres deri sa të më lajmërojnë, por ama nuk mund të marr dozën e dytë një vaksinë kineze pasi të parën e kam marrë Pffizer’, tha ai duke treguar anën tjetër të sistemit shëndetësor përveç propagandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat