Motori me shpejtësi përplaset me pemën, plagoset një i riu, i gjakosur në trotuar

Shqipëria

Motori me shpejtësi përplaset me pemën, plagoset një i riu, i gjakosur në trotuar

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në zonën e Bërrylit mbasditen e sotme ku një person është plagosur.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me një pemë.

Abcnews.al ka siguruar pamjet, teksa i plagosuri, një i ri është i shtrirë në tokë në trotuar, ndërsa fytyra i është mbuluar nga gjaku si pasojë e përplasjes.

Trafiku është bllokuar për disa minuta, ndërsa qytetarët kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar të plagosurin në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat