Leonardo DiCaprio nuk ndalet, kërkon reagimin e krerëve të politikës shqiptare për lumin Vjosa

Shqipëria

Leonardo DiCaprio nuk ndalet, kërkon reagimin e krerëve të politikës shqiptare për lumin Vjosa

Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:33
Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio ka qenë një nga zërat më fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosa. Para disa ditësh ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kanë shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa pa diga”.

DiCaprio nuk ka ndërmend të ndalet me këtë nismë të tij dhe sot ka shpërndarë një tjetër video. Në video shfaqen pamje nga Tirana dhe Berlini, ku aktivistë të ndryshëm kërkuan në Ditën Botërore të Ujit që Vjosa të kthehet në Park Kombëtar.

“Javën e shkuar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët rreth Europës i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin nismën Vjosa Park Kombëtar.

Vjosa është lumi i egër më i madh në Europë. Janë 300 kilometra rrjedhje të pandërprera nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është shumë i rëndësishëm për jetën e më shumë se 1,100 lloje peshqish të ujërave të ëmbla dhe nga ana kulturore është po ashtu i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke e zgjatur në tërë gjatësinë e lumit.”

Shpërndajeni këtë video dhe kërkojini Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës të bëjnë të njëjtën gjë”, ka shkruar aktori i famshëm i “Hollywood-it” në postimin e tij.

Pas thirrjes së DiCaprios, i pari që ka reaguar ka qenë Lulzim Basha, i cili ka shpërndarë videon në profilin e tij. Tashmë pritet të Shohim nëse do të ketë një reagim edhe nga Rama, Meta dhe Kryemadhi, që kjo kauzë e drejtë të marrë vëmendjen e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat