Burrë-grua-kunatë! Skema “oktapod” në drejtësi e prokurorit Ervin Karanxha

Shqipëria

Burrë-grua-kunatë! Skema “oktapod” në drejtësi e prokurorit Ervin Karanxha

Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:30
Ervin Karanxha

Do të ndalemi në një tjetër rast flagrant të një rrejti familjarë të shtrirë në të tre degët e sistemit të drejtesisë, civile, penale dhe atë administrative. Bëhet fjalë për Ervin Karanxha Prokuror pranë Prokurorisë Tiranë, Anila Karanxha Gjyqtare në Gjykatën civile të Tiranës, motra e Ervinit. Bernina Kondi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë bashkëshortja e Ervin Karanxhës. Një skemë “oktapod” për të kapur sistemin e drejtësisë nga 3 familjarë.

“Nepotizmi dhe influencat e ndryshme janë bërë tashmë edhe realitet i pranuar jo vetem nga sistemi por edhe nga qytetarët. Ata janë të pafuqishëm për ta denoncuar apo për të deleguar. Ne kemi raste absurde ku në senaca të ndryshme kemi palë të përfshira si gjykatës apo prokurorë apo hetues të cilët janë në lidhje të caktuara familjare apo edhe shoqërore me njëri-tjetrin. Kjo është diçka që qytetarët e dinë e perceptojnë por ndihen të pafuqishë për ta pranuar. Mbase kjo është një nga arsyet se pse shqiptarët janë aq të dëshpëruar për procesin e vetingut” u shpreh Gjergji Vrumo, Drejtor Programi në IDM

Duke qënë pjestarë të të njëjtës familje ata i bëjnë në mënyrë të vazhdueshme “ndere” njëri-tjetrit, për palë të treta.

Për të kuptuar më mirë se çfarë mund të ndodh në sistemin e drejtësisë duke qënë i kapur nga anëtarë të së njëjtës familje po sjellim një shembull.
Anila Karanxha si gjyqtare e dhomës civile siguron realizimin pa të drejtë për pasuri të të tretëve, klientë të familjes. I vëllai, prokurori Ervin Karanxha siguron imunitetin apo paprekshmërinë ndaj ndonjë krimi, ndërsa kunata, Bernina Kondi iu siguron mbrojtje nga gjobat apo ndërhyrjet ligjore të shtetit.

Kjo është një skemë që tregon se si mund të kapet sitemi i drejtësisë nga pjesëtarë të të njëjtës familje. Ky rrjet familjar në sistemin e drejtësisë, natyrisht ka ndikuar edhe në rritjet e pasurisë së tyre.

Gjatë vëzhgimit të pasurisë së Ervin Karanxhës, ngrihen dyshime për manipulime. Që nga deklarimi fillestar në vitin 2003 e më tutje ai deklaron mijëra dollar kursime. Papritur në vitin 2010, deklaron kredi të marra më herët dhe hua.
Shuma e kredisë së marrë në 7 korrik të 2005, ishte 2,5 milionë lekë dhe përfundonte në 2020. Dyshimi fillon këtu se pse u deshën pesë vjetë që të deklarojë një kredi të marrë që në 2005. Ndërkohë që deri në këtë moment deklaronte vetëm të ardhura që rriteshin vit pas viti.

Një tjetër pikë që ngreh dyshime është edhe mënyra e shlyerjes së kësaj kredie. Karanxha ka deklaruar se në 6 prill të 2010 ka shlyer kredinë prej 1,2 milionë lekë. Ndërkohë që vetëm dy ditë më pas, më 8 prill ka shlyer këstin e kredisë mbi 13 mijë lekë. Ndërsa në 9 prill të 2010 ka shlyer shumën e kredisë së marrë në 2005. Pra, kemi të bëjmë me një kredi që nuk u deklarua për pesë vjetë e më pas u shlye për tre ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat