Ende nuk dihet shkaku i zjarrit në magazinën ku humbi jetën 32- vjeçari Arjan Sala, ekspertiza mban peng hetimet

Shqipëria

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit në magazinën ku humbi jetën 32- vjeçari Arjan Sala, ekspertiza mban peng hetimet

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:44
Arjan Sala

Vijojnë hetimet nga prokuroria e Tiranës për zjarrin e një jave më parë që shkrumboi magazinën e një qendre tregtare, që ndodhet në zonën e kthesës së Kamzës ku humbi jetën Arjan Sala 32- vjeç.

Nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se për të verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit, pjesë e grupit të hetimit është bërë edhe një inxhinier elektrik i pavarur.

Ndërkohë ky i fundit do të bëhet pjesë e hetimeve me qëllim për të përcaktuar shkakun e vërtetë të zjarrit që shkrumboi magazinën.

Kjo pasi nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare. Gjithashtu sipas burime janë duke u kryer verifikime edhe nëse janë respektuar rregullat në për mbrojtjen në punë, kjo pasi në këtë ngjarje humbi jetën edhe Arjan Sala.

Edhe pse sot shënohet një javë nga ngjarja tragjike, hetuesit ende nuk kanë një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit.

Mësohet se hetuesit janë duke pritur përgjigjen ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat