Rama në Shkodër: Pas të moshuarve, fillon vaksinimi i punonjësve të fasonerive

Shqipëria

Rama në Shkodër: Pas të moshuarve, fillon vaksinimi i punonjësve të fasonerive

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas përfundimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70 vjeç, do të nisë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.

Gjatë një vizite në një fasoneri në Shkodër, kreu i qeverisë theksoi se ato do të jenë të parat që do të vaksinohen, pasi të mbarojnë pensionistët.

“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Ndërkohë, një punonjëse i dhuroi kryeministritnjë buqetë me lule, edhe pse ai ka përsëritur vazhdimisht se nuk është nevoja për një gjest të tillë, duke ia kthyer mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat