Zhupa në Sarandë: Rama pa bilanc pune, Basha do të financojë prodhimin vendas me 100 mln euro

Shqipëria

Zhupa në Sarandë: Rama pa bilanc pune, Basha do të financojë prodhimin vendas me 100 mln euro

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:33
Ina Zhupa

Kandidatja për deputete e qarkut të Vlorës, Ina Zhupa takoi fermerët e mandarinave, portokalleve dhe limonave të Mursisë dhe Xarës.

Sipas banorëve, në 8 vjet nuk kishin marrë asnjë subvencion për prodhimet e tyre dhe nuk ishte bërë asnjë investim infrastrukturor që t’i lehtësonte në shitjen e produktit.

Zhupa nga ana e saj shtoi se qeveria në 8 vite nuk ka asnjë bilanc dhe prandaj qytetarët nuk mund t’ia japin votën edhe 4 vite të tjera.

Zhupa: Ne nisëm tunelin e Kardhiqit që ju lehtëson shume juve punën, lehtëson edhe gjithë qarkun tonë, qarkun e Vlorës, këta kane 8 vjet që nuk e bitisën dot. Kane 8 vjet që nuk kanë një bilanc që të thonë: ne kemi bërë këto rruge, ju kemi dhënë kaq para për subvencione, ju kemi dhënë kaq para për naftën, etj. etj. Këta s’kanë bilanc. Tani ti si mund të më vish të më kërkosh votën? Kur ti nuk ke bere asgjë ne 8 vjet?! Unë s`jam budalla qe te gënjehem qe te jap edhe 4 vjet te tjera që ti te pasurohesh dhe pastaj ti thuash qe s`kam para te të japë. Se ju jeni vete pronar shumica dhe keni punëtoret tuaj.  N.q.s një punëtor ju gënjen për 8 vjet, ju vjedh produktet, nuk ju hedh plehun, ju mashtron, ju prish punë do ta merrnin prapë në punë? S`do ta merrni, do ta përzini. Kështu duhet të bëni edhe me Edi Ramen! Do ta bëni për të mirën tuaj dhe do ta përzëmë të gjithë bashkë që te arrijmë te fitojmë këto plane konkrete qe kemi bërë.

Fermeri shqiptar, do të ndjehet i lirë në sipërmarrjen e tij ekonomike, Numri Personal i Identifikimit do të jetë NIPT-i i fermerit. Mbështetja e fuqishme financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit, do të bëjë që të mbështeten financiarisht direkt me subvencione por jo vetëm, por edhe me grante, me kredi me norma të ulëta interesi. Asnjë kilogram prodhim nuk do të mbetet më i pashitur i pashitur. Produktet ushqimore të prodhuara nga fermerët tanë do të jenë cilësore dhe me çmimet më të ulta në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat