Andoni: Kanë nisur konfliktet brenda partive, militantët votojnë vetëm emrat kryesorë

Shqipëria

Andoni: Kanë nisur konfliktet brenda partive, militantët votojnë vetëm emrat kryesorë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:58
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni u shpreh se me këshillin politik u hap tregu i brendshëm për të forcuar fuqinë e krerëve të partive.

Sipas Andonit, konfliktet brenda partive tashmë kanë nisur, por nuk kanë dalë në sipërfaqe, veçse në PS, ku edhe Rama e evidentoi një gjë të tillë.

Andoni: Vetë struktura që kanë përgatitur njerëzit në këshillin politik, tregon se ata e kanë hapur tregun e brendshëm për të forcuar fuqinë e krerëve të partive. Ajo që ka bërë Rama me numrat është interesante dhe tregon se presioni i parë është bërë me ta, duke zhvendosur njerëzit indiferentë dhe kritikët. Ndërsa te PD-ja njerëzit që kanë dhënë kontribute janë shumë larg nga numrat, por justifikimi është gjendur te këshilli politik, duke thënë se ai që mbledh vota më shumë fiton. Por të bëhet kjo në kampe militantësh që votojnë numrat kryesorë, dihet se është e vështirë.

Shikohet një tension në parti edhe pse nuk ka dalë në sipërfaqe. U duk në PS dhe fakti që e përmendi edhe Rama duket se ka konflikt. Po të pyesësh sekretarët organizativë vihet re një gjë e tillë edhe pse ata do të thonë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Nga ana tjetër, nuk më vjen mirë që të huajt përmendin njerëzit që i kap dekriminalizimi. Filtri i parë është brenda partisë. Një parti që ka një ideologji duhet të përfshinë persona që kanë këtë logjikë dhe figura të pastra.

Andoni shtoi e në raport me ligjin e dekriminalizimit duhet që të bëjë një ndarje mes atyre personave që janë dënuar për kundravajtje banale dhe atyre që janë dënuar për krime të rënda.

Andoni: Te ligji i dekriminalizimit, Shqipëria në vitet e para pas viteve ’90, individë të rinj janë dënuar për kundravajtje banale, por edhe për problematike që haste në shtetin e huaj dhe me gjykata që nuk kanë qenë të drejta me vendin tonë. Kur dikush kryen dënime për kundravajtje banale, është i rikuperuar dhe ka bërë një përditësim të vetes dhe besoj se këto raste mund të ndaheshin. Por rastet e rënda si trafiku i drogës sigurisht që njihen dhe nuk duhet të afroheshin në arti. Këta janë njerëz që afrojnë vota dhe u jep mundësi që këta njerëz problematikë filtrohen në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat