“Fillova të besoj se do ja dal”

Shqipëria

“Fillova të besoj se do ja dal”

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:59
Jozefina Topalli

Në puntatën e sotme të “E ardhmja është vajzë” ishin të ftuara dy zonjat e politikës, Jozefina Topalli dhe Mimi Kodheli. Ndryshe nga çdo puntatë tjetër ku puna e burrit bëhet në terren e duke qenë se të dyja kanë drejtuar Parlamentin dhe Ministrinë së Mbrojtjes, poste të cilat më së shumti i kanë patur burra, autorja Ermira Çausholli i pyeti nëse është një burrë ka patur ndikim në jetën e tyre.

Jozefina Topalli nisi të flasë për xhaxhain e saj, i cili erdhi në shtëpinë e tyre pas 30 vitesh burg politik. Një intelektual i cili pati ndikim të jashtëzakonshëm në jetën Jozefinës duke i mësuar gjuhët e huaja, matematikën, letersinë dhe gjithçka që ai dinte.

“Edhe sot e kujtoj Leopardin, pjesë nga Manzzoni, Danten… edhe pse isha e vogël ai më solli dëshirën për të mësuar. Më vonë kuptoi që unë doja më shumë matematikën. Kur nuk ja dilja të zgjidhja problemat më të vështira, i kërkojë gjithmonë ndihmë. Ai më ka bërë të besoj që edhe pse ne ishim ne probleme të mëdha ekonomike, do ja dilja në jetë dhe kur ai vdiq për mua ishte dita që mu duk sikur u shemb çdo gjë. Ai ka patur ndikim shumë të madh në jetën time, e ka edhe sot. Mendoj se është një nga modelet që ka lënë gjurmë edhe në vendimet e mia në jetë dhe në forcën për ta përballuar atë.”, përfundoi Jozefina Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat