Rudina Hajdari: Synojmë për dy mandate në qarkun e Elbasanit

Shqipëria

Rudina Hajdari: Synojmë për dy mandate në qarkun e Elbasanit

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:06
Rudina Hajdari

Kandidatja për deputete e “Nisma Thurje”, Rudina Hajdari deklaroi sot në Euronews Albania se synojnë të marrin dy mandate në qarkun e Elbasanit.

Znj. Hajdari u shpreh se këto mandate do i fitojnë për shkak se qytetarët e Elbasanit janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen e politikës së vjetër dhe me personazhet që partitë e vjetra kanë në krye.

“Synojmë për dy mandate sepse zhgënjimi është shumë i madh dhe po të marrësh fashën e zhgënjimit është diku te 20%-30%.

Duhet të flasim për atë që shqiptarët ndjejnë kundrejt politikës së vjetër, partive të vjetra, tre-katër individëve që kanë dominuar në këto 30 vite”, u shpreh znj. Hajdari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat