Rudina Hajdari: Partitë e vjetra përdorin shumë para, kam dëgjuar të shiten vota 5,000-10,000 lekë

Shqipëria

Rudina Hajdari: Partitë e vjetra përdorin shumë para, kam dëgjuar të shiten vota 5,000-10,000 lekë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:07
Rudina Hajdari

Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje”, Rudina Hajdari e përshkroi tejet të vështirë për të bërë fushatë politike në Elbasan. Ajo e konsideroi si “paradoks të madh” faktin se “partitë e vjetra përdorin shumë para”.

“Kam dëgjuar nga historitë më të ndryshme, që nga fakti se një votë sot shitet në ankand… i kam dëgjuar nga banorë të ndryshëm, që ua ofrojnë në mënyra të ndryshme,” – tha Rudina Hajdari duke shtuar se do të bëjë të pamundurën për t’i ndjekur dhe kallëzuar këto raste.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike tha se “kostoja e votës sot varion nga 5,000 në 10,000 lekë, varet nga ndikimi që ke si individ’.

“Mbasi mbaron dita, natës çfarë nuk kemi dëgjuar, kemi dëgjuar njerëz që lëvizin me furgonë apo njerëz të ndryshëm që mundohen të shantazhojnë për votën, në një qark shumë të varfër,” – theksoi Hajdari duke e konsideruar tejet problematike përdorimin e drogës.

Deputetja tha se tashmë edhe droga po përdoret si mekanizëm shantazhues ndaj të rinjve përdorues për t’i bindur të votojnë për njërën palë apo për tjetrën.

“Sot në Elbasan, sidomos në qytet, një nga shqetësimet kryesore është vendndodhja e tuneleve ku ndodhen këta anëtarët e grupeve kriminale që ndajnë dhe përpunojnë drogë, që vjen nga Amerika Latine dhe vjen në Elbasan, përpunohet dhe shitet pastaj në vendet e tjera, qarkullon lekë i madh në Elbasan dhe kjo ndihet,” – vijoi më tej deputetja Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat