Erion Braçe me objektiva të qartë: Në Fier luftojmë për 11 mandate

Shqipëria

Erion Braçe me objektiva të qartë: Në Fier luftojmë për 11 mandate

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:11
Erion Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha në “Ilva Now” se Partia Socialiste synon të fitojë 11 mandate në qarkun e Fierit, nga 16 që ka në total.

Numri dy i qeverisë thekson se Partia Socialiste në zgjedhjet e 26 prillit fiton mbi 70 mandate.

“Fiton PS mbi 70 mandate. Unë kam objektiva , nuk kam pritshmëri. Unë luftoj për 11 mandate në Fier. Ai është objektivi minimal, 10, Gramoz Ruci zgjodhi vetë të jetë në vijnë e zjarrit. Objektivi ynë i qartë është 11 mandate dhe jam i bindur për këtë”, tha ai.

Ai kritikoi takimin e djeshëm të kryedemokratit Lulzim Basha në Fier, i cili sipas tij, gjatë takimeve po rrezikon shëndetin e qytetarëve për shkak të pandemisë.

“Pritja e Bashës ishte kriminale, sepse qarku i Fierit është qarku i dytë pas Tiranës për numrin e infektimeve dhe të vdekurve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat