Raporti i DASH, Bumçi: Shqipëria ka rrëshqitur në diktaturë. Reforma Territoriale dështimi më i madh i qeverisë Rama

Shqipëria

Raporti i DASH, Bumçi: Shqipëria ka rrëshqitur në diktaturë. Reforma Territoriale dështimi më i madh i qeverisë Rama

Më: 1 prill 2021 Në ora: 08:34
Aldo Bumçi

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Aldo Bumçi, tha në studion e emisionit “Real Story”, se zhbërja e Gjykatës Kushtetuese ishte një nga dështimet e qeverisë.

Ai tha se të gjitha raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan, por edhe Bundenstagu gjerman e Bashkimi Evropian, kishin vendosur si kusht kryesor rihapjen e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, ai u ndal tek Reforma Territoriale, të cilën e cilësoi si një abuzim të madh.

“Basha ka bërë atë që s’ka bërë asnjë kryetar opozite, i ka uruar suksese qeverisë të re, ka thënë që dua të zë një vend më të mirë, kur të bëhem kryeministër. Rama mori 1 deputet dhe 1 deputet gjendet fare lehtë dihet. Ai tha që reforma territoriale do të kalojë sipas numrave, opozita të jetë, por do të kalojë sipas numrave. Gjykatën Kushtetuese, qëndrimin e ndërkombëtareve, ne nuk ndalojmë listat ligjore. I vetmi institucion që zhbën një ligj është Gjykata Kushtetuese, ajo u zhbë kur ishim në parlament. Ne kërkuam të gjendej një zgjidhje, sepse vendi s’mund të rri pa një Gjykatë Kushtetuese. Sot ishte 30 vjetori i lëvizjes diplomatike. Elez Biberaj thotë që vendi po rrëshqet në diktaturë, kleoptokraci, është mund të përshkruhet vendi. Partia Socialiste kontrollon gjithçka, kjo ishte thelbi. Çfarë thotë DASH, BE, kusht, të ngrihet Gjykata Kushtetuese, e vendosi Bundenstangu, tha Ambasadorja Yuri Kim. Po i vendosnin kusht Edi Ramës partneres, duke thënë që e mbështesim reformën në drejtësi, por është shkarje e së drejtës. Ata vendosën kusht, Gjykatën Kushtetuese. Amerikanët dhe ndërkombëtarët thanë të ngrihet SPAK-u dhe të hetojë, e tha SHBA dhe BE. Institucionet çështjen e Dibrës e çuan ping pong nga një gjykatë tek tjetra dhe në fund s’u bë asgjë. Për trafikun e drogës, gjendjen e ekonomisë, janë më të zinjtë, që janë shkruar ndonjëherë. Raportet e trafikun e drogës, kanë folur për Shqipërinë si një trafik ndërkombëtarë të drogës.

Për ekonominë, thanë që një vend që nëpërmjet PPP kanë mbytur konkurrencën dhe nuk ka investime të huaja. Pra ne jemi në të njëjtën gjatësi vale dhe gjejmë veten tek raportet e DASH dhe BE. Reforma territoriale sot i ka dhënë të drejtë 100% të drejtë PD. Nuk ka rëndësi të majtë apo të djathtë, të gjithë janë kundër reformës aktuale territoriale, janë pa shërbime. Nga Krraba në Zall Herr, kryetarët e komunave e kanë ndjekur shumë më mirë komunën e tyre, i kanë ndjekur hallet, ndërsa sot nuk ka asnjë shërbim. Pa votë nuk je përfaqësues, kryetarët e komunave janë jetimë. Velaij ka thënë që në Zall Bastar, ka thënë se më thanë bashkëpunëtorët ku po shkon në Zall Bastar, dy tre pallate larg Tiranës janë, pse po shkon, po ja po shkoj tha. Kostot kanë shkuar dyfish më të larta. Të gjitha punët e Komunës Farkë, liqeni dhe gjithçka tjetër janë të kohës kur ka udhëhequr PD. Veliaj ka qenë 28 herë për të mbjellë një pemë sepse janë të mbaruar. Këto janë kaq të pafytyrë, sa që Velaj ka thënë që ne kemi ndërtuar rrugën e Shëngjergjit, por në fakt e kemi ndërtuar ne në 2012. Tërmeti ra në Thumanë, por epiqendra paska qenë në Farkë, s’ka pas probleme Farka”, u shpreh Bumçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat