Sot mblidhet sërish KQZ për të miratuar fletën e votimit

Shqipëria

Sot mblidhet sërish KQZ për të miratuar fletën e votimit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:27
Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pritet të mblidhet sërish ditën e sotme, për të miratuar zyrtarisht, fletën e votimit për 25 prillin.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen që u zhvillua ditën e djeshme, ka propozuar, fletën e votimit në të cilën partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra.

Por pas propozimit të Celibashit, Komisioneri Rregullator, votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit.

“Në datën 31.3. 2021, Komisioneri vuri në lëvizje Komisionin Rregullator duke i propozuar shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”. Komisioni Rregullator në mbledhjen e tij të datës 31.3.2021, vendosi mungesën e kompetencës për shqyrtimin e këtij projektvendim” thuhet në njoftim e ditës së djeshme.

Në përfundim të afatit për regjistrimin e listave shumemërore në KQZ, janë regjistruar gjithsej dy koalicione zgjedhore, PD-AN dhe koalicioni ABEOK, 10 parti politike, dhe 5 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat