Zgjedhjet e 25 prillit/ Apeli i ambasadorit të BE: Shfrytëzojeni mundësinë për të votuar!

Shqipëria

Zgjedhjet e 25 prillit/ Apeli i ambasadorit të BE: Shfrytëzojeni mundësinë për të votuar!

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:31
Luigi Soreca

Kur na ndajnë edhe tre javë nga zgjedhjet e 25 prillit, një apel ka ardhur nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Në një deklaratë për mediat, diplomati evropian i bëri thirrje të rinjve që të ushtrojnë të drejtën e votës, që sipas tij është edhe përgjegjësi.

“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhure votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”, tha Sorca.

Deklaratat e ambasadorit u bënë nga Universiteti Bujqësor, ku mori pjesë në një aktivitet për Erasmusin. “Së pari që Shqipëria ka qenë vend dhe vazhdon të mbetet pararojë në rajon, ka qenë vendi i parë në rajon që u bë pjesë e programit të Erasmus. 8 mijë studentë dhe akademikë shqiptarë kanë shkuar në BE dhe 5 mijë akademikë dhe studentë kanë ardhur në Shqipëri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat