Vdekja e dy personave pasi morën vaksinën/ Bino nuk e mohon, por...

Shqipëria

Vdekja e dy personave pasi morën vaksinën/ Bino nuk e mohon, por...

Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:14
Silva Bino

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, nuk e ka mohuar vdekjen e dy personave në Shqipëri menjëherë pas vaksinimit.

Por thotë se ato kanë vdekur nga shkaqe të tjera, që nuk kanë lidhje me vaksinën kineze. Reagimi i Binos erdhi pas deklaratës tronditëse të ekspertit të shëndetësisë, Erion Dasho, i cili tha në një postim në Facebook se dy persona kishin humbur jetën pasi ishin vaksinuar me vaksinën kineze.

E pyetur ne lidhje me humbjen e jetës së dy të moshuarve të vaksinuar, Bino u shpreh: “Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anti-Covid të mbron nga Covid-19, jo nga sëmundjet e tjera”.

Bino ka bërë me dije se vaksinat janë të sigurta dhe kanë marrë autorizimin e përdorimit në vendet përkatësë, ndërkohë që janë një sërë institucionesh të tjera që bëjnë vlerësimin e tyre.

“Vaksinat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara”, deklaroi Bino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat