“Vesi del me shpirtin”, koordinatori i LSI: Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë, një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese

Shqipëria

“Vesi del me shpirtin”, koordinatori i LSI: Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë, një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:02
Vojo Bregu

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu ka reaguar në lidhje me pasaportat diplomatike të futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bregu theksoi se ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka nuk kurseu postimet patetike të radhës mbushur me fjalë si mirënjohje. Teksa ka postuar një dokument, Bregu tha se shkresa e vërteton faktin se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”.

REAGIMI I BREGUT

Mashtrimi i Rilindjes, një pasaportë – një votë dhe hipokrizia si mënyrë jetese.


Ministrja Olta Xhaçka nuk na kurseu as kësaj here postimin patetik të radhës mbushur me fjalë si mirënjohje, krenarë, dinjitet etj.
Ajo që në fakt nuk është e dinjitetshme është mënyra si ministrja dhe Rilindja në përgjithësi trajtojnë çdo çështje si emergjencë PR të cilës i përgjigjen me të pavërteta.
Kjo shkresë e vërteton faktin se pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares u është hequr sepse “nuk cilësohen si kategori që gëzojnë të drejtën për pajisje me pasaporta diplomatike”.
Ironia është se shumë nga këta futbollistë, përfshirë ish trajnerin De Biasi, nuk kanë nevojë për këtë privilegj pasi vazhdojnë karrierat e tyre pavarësisht pasaportës diplomatike, ama ky rast simbolizon më së miri mentalitetin rilindas të benefiteve në këmbim të nënshtrimit. Edhe në ditët e fundit, kjo qeveri bën çdo gjë që ka në dorë për tu hakmarrë.
Vesi del me shpirtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat