Epidemiologu sugjeron personat që e kanë kaluar Covid-19 se a duhet ta bëjnë vaksinën

Shqipëria

Epidemiologu sugjeron personat që e kanë kaluar Covid-19 se a duhet ta bëjnë vaksinën

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Teksa prej ditësh në Shqipëria ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë, një nga pyetjet më të rëndësishme të ngritura është, a duhet të kryejnë vaksinën personat që e kanë kaluar koronavirusin?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

“Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze, sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme.

Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”, tha epidemiologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat