Nuk respektohet ora policore në Elbasan, u vihet flaka koshave në mesnatë

Shqipëria

Nuk respektohet ora policore në Elbasan, u vihet flaka koshave në mesnatë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 08:05
Elbasan

Persona të pa identifikuar nga policia u kanë vënë flakën koshave të plehrave në bulevardin kryesor të Elbasanit në afërsi të stadiumit “Elbasan arena”.

Ndonëse është e ndaluar lëvizja pas orës 20:00, kjo nuk i ka ndalur personat ende të pa identifikuar t’i venë flakën disa koshave madje t’i zhvendosin ato ne afersi të bizneseve duke rrezikuar që dhe këto të fundit të përfshihen nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:45. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka shmangur përhapjen e flakëve. Është hera e dytë që koshave të plehrave u vihet flaka brenda 48 oreve në buldvardin kryesor të qytetit të Elbasanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat