Shijoni diellin edhe pak orë, nesër nxirrni çadrat nis shiu

Shqipëria

Shijoni diellin edhe pak orë, nesër nxirrni çadrat nis shiu

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:21
Tiranë

Në një lidhje drejtpërdrejt për Ora News, meteorologia Adiola Bani, tha se moti në ditët në vazhdim do të jetë i paqëndrueshëm.

Sipas meteorologes moti me diell do jetë deri sot në pasdite. Gjatë mbrëmjes do të kemi shtim të vransirave dhe priten reshjet e para të shiut, të cilat sot do përfshijnë fillimisht veriun dhe gradualisht të gjithë territorin e Shqipërisë.

Reshjet do të jenë intensive dhe lokale.

Ndërsa gjatë mesditës të së dielës priten reshjet e para të dëborës për muajin prill, në zonat veriore dhe veri-lindore.

Në zonat e thella malore do kemi rënie të temperaturave deri në -10 gradë celsius gjate të dilës në mbrëmje dhe të hënën në mëngjes.

Meteorologia shprehet se gjatë fundjavës do të kemi një minidimër me reshje shiu dhe rebeshe.

Gjatë 15 ditëshit të parë të muajit moti do të jetë i paqëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat