KAS hedh poshtë ankimimin e PD/ Demokratët çojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Shqipëria

KAS hedh poshtë ankimimin e PD/ Demokratët çojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:25
KQZ

Pas vendimit të KAS duke hedhur poshtë ankimimin e PD-së për fletën e votimit të 25 prillit,  demokratët vebndosën të ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve pas 3 orëve diskutim dhe një pushimi, vendosi të pranojë ankimimin e PS-së dhe Bindjes Demokratike, ndërsa ka rrëzuar atë të PD-së.

Sipas vendimit, për Bindjen Demokratike do të vendoset logoja e ristiluar. Me vendimin e fundit të KAS, fleta e votimit do të jetë me numra.

Socialistët kërkuan që kandidatët të identifikohen me numra, ndërkohë demokratët kërkuan që  kandidatët të renditen në kolonë dhe jo horizontalisht.

Ndërsa Bindja Demokratike kërkoi në fletën e votimit rikthimin e  logos së saj, edhe pse demokratët ishin  kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat