Fleta e votimit do jetë me numra/ Shqiptarët nuk do mund të shikojnë emrat e kandidatëve më 25 prill

Shqipëria

Fleta e votimit do jetë me numra/ Shqiptarët nuk do mund të shikojnë emrat e kandidatëve më 25 prill

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:39
KQZ

Organi më i lartë vendimmarrës i KQZ vendosi që në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarë të votojnë me numra dhe jo emra.

Vendimi pothuajse zhbën gjithë synimin e hapjes së listave të deputetëve. Shqiptarët duan të dinë se për cilin po votojnë dhe këtë duan ta shikojnë edhe në fletën e votimit. Kjo u tregua edhe nga sondazhi I hapur nga komisioneri Celibashi. Në shumicë dërmuese preferuan fletën e votimit me emrat e të gjithë kandidatëve. Por KAS vendosi të kundërtën

Komisioni i Ankesave pranoi ankimin e Partisë Socialiste dhe hoqi emrat e kandidatëve nga fleta e votimit duke vendosur që ata të identifikohen me numra. Vendimi i KAS u parapri nga debatet e përfaqësuesve politik të PS dhe PD-së.

Ne KAS, Partinë Demokratike humbi edhe përballjen me Bindjen Demokratike për ngjashmërinë mes logove të dy partive. Demokratët i kanë shpresat tashme ne Kolegj.

Fjala e fundit i takon gjykatës zgjedhore e cila duhet të shprehet për këtë fletë votimit, ku zgjedhësit krahas numrit të subjektit politik do duhet të përzgjedhin edhe një numër tjetër, prapa së cilit fshihet kandidati i tyre i preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat