Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Të hënën vijnë punonjësit e parë shëndetësorë nga Turqia

Shqipëria

Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Të hënën vijnë punonjësit e parë shëndetësorë nga Turqia

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet në Spitalin Memorial të Fierit. Manastirliu deklaroi se të hënën do të vijnë edhe punonjësit e parë shëndetësorë nga Turqia.

“Ne presim të hënën të vijnë 12 personel nga Turqia, një pjesë për instalimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit tonë, gjithashtu 5 prej tyre janë personel mjekësor. Do të vijnë të hënën për të organizuar gjithë punën, në mënyrë që në datën 14 ne t’i kemi marrë në dorëzim edhe godinën edhe paisjet dhe pastaj të bëhemi gati për ta futur në eficencë.

Shërbimi do të jetë i një niveli të lartë terciar sepse kemi futur edhe shërbime që nuk i kemi në spitalin universitare. Vendosim një standard të ri për spitalet tona. Nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë vijojnë të vijnë aparaturat dhe pajisjet. Kemi përfunduar gati 80% të pajisjeve dhe presim që të vijë angiografi, i cili vjen në fund të muajit Prill. Janë 6 salla operacioni, do të kemi shërbime nga kirurgjia e përgjithshme, otropedi, etj. Për nga pikëpamja e kirugjisë është një plotësim i nevojave për gjithë jugun, por edhe në gjerë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se deri tani janë 424 aplikantë për t’u punësuar në këtë spital, ndërkohë që u shpreh se aplikimet për këtë spital mbyllen në datë 7 Prill. Spitalin e Ri Rajonal i Fierit hap dyert për pak ditë, me një ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i autonomisë spitalore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat