Manja: Përpos tërmetit e pandemisë, kishim edhe fatkeqësinë e opozitës që la Kuvendin, na duhet mandati 3 për të vazhduar punët

Shqipëria

Manja: Përpos tërmetit e pandemisë, kishim edhe fatkeqësinë e opozitës që la Kuvendin, na duhet mandati 3 për të vazhduar punët

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:38
Deputeti i Mazhorancës, Ulsi Manja

Deputeti i Mazhorancës, Ulsi Manja u shpreh se është absurde që PS mendon se nuk i do kandidatët në lista dhe do t’i prezantojë me numrave vetëm.

Manja tha se sot fleta duhet të ishte e miratuar dhe duhet të ishte filluar sensibilizimi për modelin e votimit nga ana e qytetarëve, sepse ligji e përcakton se duhet një afat 21 ditë para zgjedhjeve.

Manja: Është absurde që PS mendon se nuk i do kandidatët në lista dhe do t’i prezantojë me numrave vetëm. Kosova ka një fletë votimi të thjeshtë me numra dhe zgjedhësit votojnë për kandidatët që duan. Në dijeni time votuesi ka 5 zgjedhje brenda partisë që zgjedh. Ata nuk patën një problem me zgjedhjet e 14 shkurtit. Kur vjen te vota e pavlefshme, nëse nuk votohet për subjektin zgjedhor, por vetëm për kandidatin vota quhet e pavlefshme. Sot KAS pranoi kërkesën e PS dhe do të vendoset se cila do të jetë fleta e votimin. Ne cila do qoftë fleta, nuk do të kundërshtojmë pasi do të vendoset.

Është e rëndësishme që votuesi ta ketë sa më të thjeshtë votën e tij. Ne jemi në garë elektorale dhe është e rëndësishme që të respektohet afat e përcaktuara. Sot fleta duhet të ishte e miratuar dhe duhet të ishte filluar sensibilizimi për modelin e votimit nga ana e qytetarëve, sepse ligj ie përcakton se duhet një afat 21 ditë para zgjedhjeve. Prandaj unë i bëj thirrje e edhe KQZ-së që të zgjidhet një çështje e tillë. Ndërsa për mua personalisht kjo është hera e dytë që unë kandidoj në Tiranë dhe jam pjesë e PS-së në një zonë që e mbuloj qysh nga viti 2018. Në renditjen që më ka bërë partia në Tiranë është një vlerësim për kontributin që kam thënë, sidomos për reformën në drejtësi.

Manja shtoi se përpos tërmetit dhe pandemisë, edhe djegia e mandateve e opozitës ishte një fatkeqësi tjetër, sikurse e quajti ai.

Manja: Në mandatin tonë të dytë ne patëm tërmetin dhe pandeminë, por na u shtua edhe një fatkeqësi njerëzore si opozita. Ata dogjën mandatet për 2 vite dhe lanë parlamentin. Po ashtu braktisën edhe garën e vitit 2019 dhe gjuajtën me gurë institucionet e shtetit. Pra, kishim 3 fatkeqësi, përpos atyre dy natyroreve. Ne nuk na premtoi koha për t’i përfunduar ato që kishim nisur si punë të gjitha. Për këtë mandati ynë i tretë është shumë i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat