Bie nga skela, plagoset punëtori i ndërtimit në Pogradec

Shqipëria

Bie nga skela, plagoset punëtori i ndërtimit në Pogradec

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një punëtor ndërtimi i plagosur mëngjesin e sotëm në Pogradec teksa ra nga skela ku po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 pranë Kishës së re.

55-vjeçari ka qenë duke suvatuar në një banesë private kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.

Ai është dërguar në Spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë.

Ai më pas është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat