I 26-i në listën e PD, flet ish-kapiteni i Tiranës: Si vendosa të kandidoja, miqtë dhe të afërmit u befasuan

Shqipëria

I 26-i në listën e PD, flet ish-kapiteni i Tiranës: Si vendosa të kandidoja, miqtë dhe të afërmit u befasuan

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:38
Gentjan Muça

Ai është një nga emrat më të dashur të futbollit shqiptar, veçanërisht një nga emrat më të dashur për tifozat e ekipit të Tiranës. Gentjan Muça, ish kapiteni i Tiranës foli në “Fit Station”  për futbollin, familjen dhe për herë të parë rrëfeu për kandidimin si deputet me Partinë Demokratike.

Muça është i 26-të në listën e PD për qarkun e Tiranës dhe për këtë angazhimin politik ai zbuloi për moderatoren Çenkuela  Hasa se si filloj çdo gjë.

“Nisi nga një propozim nga banorët e lagjes, nga ai propozim dhe deri ku jemi tani kaluan disa faza të cilat erdhën natyrshëm. Kalimi i raundeve të mëparshme të votimeve deri në kandidimin për deputet ku jemi sot u prit me entuziazëm nga ata që më kishin propozuar. Tani jemi përballë një fakti dhe një pune shumë të madhe. Miqtë dhe të afërmit në fillim u befasuan pasi unë vazhdoj të jem I angazhuar në sport, jam nga një fushë tjetër. Ata kanë pritshmëritë e tyre dhe presin si do të jetë fundi i kësaj historie, por ju kam thënë që do ju befasoj.

Me probematikat që po kalojmë kohët e fundit ka ardhur momenti që politika të ketë në gjirin e saj njerëz normal, duke qenë se jam nga fusha e sportit mund të përcjell frymën e bashkëpunimit dhe po ashtu “Fair-Play” që nuk njihet në politikë- u shpreh ish kapiteni Tiranës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat